Delegacioni i Ministrisë së Kulturës dhe Informimit i kryesuar nga Ministri i Kulturës dhe Informimit Vladan Vukosavljević, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Vendeve të Evropës Juglindore, e cila është mbajtur më 21-22 Shkurt 2017 në Tiranë.
Ministri Vukosavljević ka firmosur me Ministren e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro – Furxhi, Programin e Bashkëpunimit Kulturor midis Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë për periudhën 2017-2021.
Ministri Vukosavljević është takuar më 23 Shkurt në Ambasadën e Republikës së Serbisë me kryetarët e Shoqatës së Minoritetit Serbo-Malazez “Moraça-Rozafa” nga Shkodra, Shoqatës Ortodokse Serbe “Shën Jovan Vladimiri” nga i njëjti qytet dhe Shoqatës Serbe “Jedinstvo” nga Fieri.