Printer Friendly Version Vizita e Delegacionit të Këshillit për diasporën dhe serbët në rajon, të Ansamblesë Popullore të Republikës së Serbisë @ 22 August 2015 09:43 AM

Delegacioni treanëtarësh i Këshillit për Diasporën dhe Serbët në Rajon i Ansamblesë Popullore të Republikës së Serbisë në përmbajtjen e të cilit janë Dr. Janko Veselinović, kryetari i Këshillit dhe anëtarët Aleksandar Čotrić dhe Milan Đurica, kanë qëndruar ne Shqipëri nga 30 Nëntor deri më 4 Dhjetor 2014. Me këtë rast kane vizituar Shoqatën e minoritetit serbo-malazez “Moraça-Rozafa” dhe Shoqatën Orthodokse “Shën Jovan Vladimir” në Shkodër si edhe kishën e Shen Trinisë në Vrakë në të cilën gjatë festave fetare shërbimi kryhet në gjuhën serbe.

Ditën e dytë të qëndrimit, delegacioni vizitoi selinë e Shoqatës serbe “Jedinstvo” në Fier dhe nxënësit e kursit të gjuhës serbe i cili mbahet në fshatin Rreth Libofshë në afërsi të Fierit.

Delegacioni është takuar edhe me disa zyrtarë shqiptarë, me Nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule,

Kryetarin e Grupit Parlamentar të miqësisë me Serbinë, Dr. Petrit Vasili dhe Kryetarin e Komisionit Paralamentar për Legjislacionin, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Fatmir Xhafaj.

Delegacionin e kanë pritur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla

si edhe Avokati i Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani.

Në fund të një vizite gjithëpërfshirëse, anëtarët e delegacionit kanë biseduar edhe me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasador Florian Raunig,

dhe pastaj kanë vënë një kurorë lulesh në monumentin e ushtarëve dhe atdhetarëve të cilët u vranë në territorin e Shqipërisë në periudhën nga 1912 deri 1918, i cili gjendet në varrezën e qytetit në Tiranë.