Printer Friendly Version Vizita e Nënkryetares së Qeverisë dhe Ministres së Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës së Republikës së Serbisë Prof. Dr. Zorana Mihajlović @ 22 August 2015 09:46 AM

Nënkryetarja e Qeverisë dhe Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Serbisë, Prof. Dr. Zorana Mihajlovic me bashkëpunëtorët e saj ka vizituar Shqipërinë më 5 shkurt 2015 dhe në Tiranë ka biseduar me Ministrin e Zhvillimit ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Shqipërisë, Arben Ahmetaj për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe realizimin e projekteve infrastrukturore që duhet të lidhin jo vetëm dy vendet tona, por edhe rajonin me Evropën. Pas bisedës, ministrat kanë mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi ku ndër të tjerash e  kanë bërë të ditur që është formuar një Grup pune i përbashkët serbo-shqiptar i cili deri më 1 Prill do të formulojë sugjerimin e një dokumenti të përbashkët bashkëpunimi përgjithësisht të dakorduar tashmë nga kryeministrat Aleksandar Vucic dhe Edi Rama në Berlin. Grupi i punës do të merret me projekte të mëdhenj infrastrukturorë mes të cilëve është dhe ndërtimi i rrugës Nish-Prishtinë-Tiranë me qëllim daljen e ketij aksi në port, ndertimi i Koridorit 11 nga Beogradi deri në Mal të Zi dhe kryqëzimi i tij me Autostraden Adriatiko-joniane, i ashtuquajturi Koridori i kaltër, dhe rindërtimi i hekurudhës Beograd-Bar dhe lidhja e saj me portet shqiptare.