Printer Friendly Version Ministri i Arsimit, Shkences dhe Zhvillimit Teknologjik me nje grup studentësh dhe nxënësish nga Serbia qendroi në Shqipëri nga 7-9 tetor 2015 @ 13 February 2016 11:31 AM

Ministri i Arsimit, Shkences dhe Zhvillimit Teknologjik Dr. Srđan Verbić me nje grup prej 50 studentësh dhe nxënësish nga Serbia qendroi në Shqipëri nga 7-9 tetor 2015, ku u pritën nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla. Kjo vizitë u organizua në përputhje me Marrëveshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë për themelimin e Zyrës Rajonale për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, e cila u paralajmërua në muajin gusht nga Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërise, Aleksandar Vučić dhe Edi Rama. Të rinjtë nga Serbia gjatë qëndrimit ishin të akomoduar tek moshatarët e tyre shqiptarë dhe përveç Tiranës vizituan dhe Elbasanin ku panë ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi.