Printer Friendly Version Ministri i Minierave dhe Energjitikës mori pjesë në Këshillin Ministror të Komunitetit Energjitik në Tiranë më 16 tetor 2015 @ 13 February 2016 11:33 AM

Ministri i Minierave dhe Energjitikës Aleksandar Antić mori pjesë në Këshillin Ministror të Komunitetit Energjitik në Tiranë më 16 tetor 2015. Me këtë rast, Sekretariati i Komunitetit Energjitik dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian konstatuan që Serbia ka bërë më shumë nga të gjitha anëtaret për çështjen e përshtatjes së regulativës më legjislacionin e BE-së, që është më e avancuar në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike dhe gazit, që është e vetmja që ka filluar krijimin e rezervave të detyrueshme të naftës dhe që nga të gjitha shtetet anëtare respekton në masën më të madhe të gjitha detyrimet kontraktuese. Në mbledhje u mor një vendim për pranimin e Direktives Evropiane të efikacitetit energjitik, gjë që do të krijojë një detyrim tek të gjitha vendet anëtare që të sillen shumë më të përgjegjshme ndaj energjisë dhe të realizojnë kursimet në objektet që janë në pronësi të qeverisë, si edhe në rrjetet e shpërndarjes.