Printer Friendly Version Pjesëmarrja e Ministres Ana Brnabić në Konferencën Rajonale ReSPA në Tiranë më 18 Maj 2017 @ 28 June 2017 08:45 AM

Ministre e Administratës Shtetërore dhe Qeverisjes Vendore Ana Brnabić mori pjesë në Konferencën rajonale për kryerjen e shërbimeve publike në vendet e Ballkanit Perëndimor – „Nismat dhe inovacionet në rrugën drejt BE-së “, e cila është mbajtur në Tiranë më 18 Maj.
Në konferencën e organizuar nga Shkolla Rajonale për Administratën Publike (ReSPA), kanë marrë pjesë edhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike të Republikës së Shqipërisë, М.Harito, Ministrja e Administratës Publike të Malit të Zi, S.Pribilović dhe Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike të Maqedonisë M.Arsovska Tomovska.

Qëllimi i konferencës ishte që të nxirren në pah të gjithë parakushtet e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe ekonominë, ku krahas ministreve moren pjesë mbi 40 folës të cilët përfaqësonin Ballkanin Perëndimor, nëntë vende anëtare të BE-së si dhe organizatat dhe institucionet rajonale dhe evropiane.