Printer Friendly Version Pjesëmarrja e Minisrit të Ekonomisë së Serbisë Goran Knežević, në seancën e parë të përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi në Tiranë, më 25. nëntor 2017. @ 3 April 2018 01:07 PM

Ministri i Ekonomisë së Serbisë Goran Knežević mori pjesë në seancën e parë të përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi në Tiranë, në të cilën morën pjesë një numër i madh biznesmenësh serbë dhe shqiptarë. Delegacioni i biznesmenëve serbë u drejtua nga Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Serbisë Marko Çadezh

Dhoma e përbashkët Shqipëri-Serbi me selinë në Tiranë mbledh më shumë se 100 kompani nga të dyja vendet. Themelet janë vendosur nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Forumin ekonomik në Nish, në tetor të vitit 2016.

Pas sesionit të Dhomës së Përbashkët, u mbajt Forumi i biznesmenëve shqiptarë dhe serbë, të cilët po marrin pjesë në panairin “PANAIR 2017”, në ngjarjen më të madhe të panairit në Shqipëri. Më shumë se 200 biznesmenë nga mbi 100 kompani serbe ishin të pranishëm në Tiranë këto ditë, nga të cilat 41 morën pjesë në këtë panair.