Printer Friendly Version Takimi i Vitit të Ri i Kryeministrit Edi Rama për Misionet Diplomatike në Republikën e Shqipërisë, më 13 dhjetor 2017 @ 3 April 2018 01:10 PM

Në pritjen tradicionale të këtij viti për Krerët e Misioneve Diplomatike në Shqipëri, e organizuar nga Kryeministri Edi Rama në godinën e Qeverisë, më 13 dhjetor 2017, fjalimin e hapjes e mbajti Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Ambasadori Miroljub Zarić, Dekan i Trupit Diplomatik, iu drejtua Krerëve të Misioneve Diplomatike dhe zyrtarëve shqiptarë me një fjalim të veçantë.

Në fund, Kryeministri Edi Rama foli për rezultatet më të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme që ka arritur Shqipëria gjatë vitit 2017 dhe planet për vitin 2018.