Printer Friendly Version Konsultime konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në nivelin e ndihmësit të ministrit, janë mbajtur në Tiranë, më 18 Janar 2018. @ 3 April 2018 01:13 PM

Në konsultimet konsullore është shprehur gatishmëria e ndërsjelltë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit konsullor dhe përshpejtimin e gjendjes së marrëveshjeve të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, me ndryshimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe me përfundimin e marrëveshjeve të reja bilaterale dhe është rënë dakord që do të fillohej edhe me harmonizimin e Konventës konsullore, e cila do të kontribuojë mbrojtjes më të mire të të drejtave dhe interesit të shtetasve të të dy vendeve. 

Me rastin e konsultimeve konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë më 18 Janar 2018, Ambasadorin Aca Jovanović dhe ushtruesin e detyrës së ndihmësit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë i priti Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të  Republikës së Shqipërisë.