Printer Friendly Version Pritja e Vitit të Ri të Presidentit të Republikës Ilir Meta për Krerët e Misioneve Diplomatike në Republikën e Shqipërisë, 18 Janar 2018 @ 3 April 2018 01:20 PM

Takimi tradicional i Vitit të Ri për Krerët e Misioneve Diplomatike në Shqipëri, i organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, më 18 Janar 2018, morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, Kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Punët e Jashtme dhe për Integrimin Evropian, një numër i madh i deputetëve, diplomatëve shqiptarë dhe figurave publike.

Fjalimin përshëndetës e mbajti Ambasadori Miroljub Zarić, Dekan i Trupit Diplomatik. 

Zyrtarëve të huaj dhe vendas iu drejtua dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili foli për ngjarjet më të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme gjatë vitit 2017 dhe për aktivitetet e ardhshme që priten në vend në vitin 2018.