Printer Friendly Version Pritja me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Serbisë më 15 Shkurt 2018 @ 12 April 2018 10:40 AM

Në pritjen që kemi organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Serbisë më 15 shkurt në hotel “Tirana Internacional” ishin të pranishëm rreth 300 mysafirë të huaj dhe vendas, ndër të cilat ishin të gjithë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë dhe atashetë ushtarakë, numër i madh i diplomatëve, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe drejtuesit e Zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjve dhe Fondit për Ballkanin Perëndimor me bashkëpunëtorët. Nga të ftuarit vendas ishin zëvendësministrat e Punëve të Jashtme, dhe Arsimit, Sportit dhe Rinisë, kryetarët e Komiteteve Shtetëror për Pakicat dhe për Fetë, këshilltarët diplomatik dhe ekonomik të Presidentit të Republikës, drejtori i Protokolit Shtetëror, Avokati i Popullit, Drejtor i Agjencisë Kombëtare për Turizëm, drejtorët nga disa Ministri, Nënkryetari i Bashkisë Durrës, disa konsuj nderi etj.
 

Ishin edhe disa deputete të partive opozitare dhe politikanë, duke përfshirë edhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bashkëshorte e kreut të shtetit, kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Zëvendëskryetarin e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme, Kryetarin e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si edhe Kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, katër ish ministra të Punëve të Jashtme dhe ministra të tjera.

Përveç Rektorit të Universitetit të Tiranës, drejtorëve të instituteve më të shquara nga fusha e politikës së jashtme dhe të brendshme, disa profesorë të Universitetit, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, disa pronarë të mediave dhe gazetarë dhe kryetarët e të tri shoqatave të pakicës serbe me disa anëtarë më aktiv.

Veçanërisht e rëndësishme ishte prania e mysafirëve të shquar nga bota e biznesit, duke përfshirë kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, kryetarët e Shoqatave të investitorëve dhe bankave të huaja, Shoqatave të kompanive greke, si dhe disa pronarë të kompanive private.

Pritja është mbajtur në falenderim të donacionit të Dhomës ekonomike të Serbisë.