Printer Friendly Version NJOFTIM PËR VOTUESIT TË CILËT KANË VENDBANIM JASHTË VENDIT PËR USHTRIMIN E TË DREJTËS SË VOTËS NË REFERENDUMIN E REPUBLIKËS @ 3 December 2021 02:25 PM

Njoftohen votuesit të cilët kanë vendbanim jashtë vendit që nëpërmjet përfaqësisë diplomatike-konsullore të Republikës së Serbisë, jo më vonë se pesë ditë para mbylljes së listës zyrtare të zgjedhësve ( 25 dhjetor 2021), mund të dorëzojnë kërkesën që në listën zyrtare të zgjedhësve të regjistrohen të dhënat që në Referendumin e ardhshëm të Republikës do të votojnë jashtë vendit. Kërkesën për votim jashtë vendit mundeni ta merrni këtu.

Shikimi i listës zyrtare të zgjedhësve mund të kryhet dhe në rrugë elektronike, hedhja e të dhënave për numrin personal të qytetarëve dhe regjistrimin e numrit të kartës së identitetit, në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale - https://upit.birackispisak.gov.rs/. Në rast se personi që ka të drejtë për votim nuk është i regjistruar në listën zyrtare të zgjedhësve që vendoset sipas kërkesës për regjistrimin e të dhënave rreth kësaj që votuesi do të votojë jashtë vendit, është e nevojshme paraprakisht të zbatohet procedura e regjistrimit në listën zyrtare të zgjedhësve. Kërkesa për regjistrim në listën zyrtare të zgjedhësve, njëkohësisht me kërkesën për regjistrimin e të dhënave që votuesi do të votojë jashtë vendit, dorëzohet në përfaqësinë diplomatike- konsullore të Republikës së Serbisë. Kërkesën për regjistrimin në listën zyrtare të zgjedhësve mund ta merrni këtu